Programi i Transparences per ZSHDA

Informacioni: 

Cdo person i interesuar që kërkon të marrë informacion për dokumentet që disponon ZSHDA – ja brenda normave të parashikuara nga legjislacioni për informimin publik, është i lutur të paraqesë një kërkesë në ZSHDA, në të cilën të përshkruajë objektin e kërkimit të tij, gjeneralitetet dhe adresën e tij.  Kjo kërkesë mund të paraqitet në protkollin e ZSHDA-së ose në formë elektronikë në adresën zyrtare të institucionit.  

Adresat:

Rruga “Muhamet Gjollesha” Nr.71, përballë hotel “Mondial”, kati IV, Tiranë.

zshda@zshda.gov.al

Në rast të mosmarrjes përgjigje nga ZSHDA-ja lidhur me një kërkesë të cdo personi të interesuar, brenda 30 ditëve që ZSHDA ka marrë dijeni për kërkesën, bëhet ankim në Ministrinë e Kulturës dhe për dijeni në ZSHDA.

 

Programi i transparences ZSHDA

Formulari-i-kerkeses

Rregjistri i kerkesave dhe i pergjigjeve

lidhja_2_rregjistri

Koordinatori per te drejten e informimit.

Kontakti : Znj. Sonila Meka – email: sonila.meka@zshda.gov.al; Tel: 035542232008 Adresa: Rr. Muhamet Gjollesha, Nr. 71 Tirana    Orari: E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30 E​ Premte  08:00 – 14:00

 

Ç `është e Drejta e Autorit?

E drejta e autorit eshte e drejta ekskluzive e kopjimit te nje vepre krijuese ose per te lejuar dike te beje dick ate tille. E drejta e autorit mbi nje veprer lind automatikisht ne momentin e krijimit te vepres origjinale ose te prejardhur.

Ku aplikohet e Drejta e Autorit?

E drejta e autorit aplikohet te te gjitha veprat origjinale letrare, shkencore dhe artistike.Keto perfshijne librat, muziken, skulpturat, pikturat, fotografite, filmat, programet radio-televizive, programet kompjuterike.

E drejta e autorit perfshihet dhe te subjekte te tjera, e cila perfshin rregjistrimin e tingujve (te tilla si rregjistrimet, kasetat dhe kompakt disqet) performancat e interpretuesve dhe sinjalet e komunikimit.

Pse te mbrojme te drejten e autorit?

E drejta e autorit dhe te drejtat e lidhura me te jane thelbesore per krijimtarine njerezore, duke u dhene ne kete menyre nxitje krijuesve ne formen e njohjes dhe shperblimeve te drejta ekonomike.Sipas ketij sistemi te drejtash krijuesit jane te sigururar qe veprat e tyre mund te shperndahen pa friken e kopjimit te paautorizuar dhe piraterise. Kjo eshte per te ndihmuar rritjen e aksesit dhe per te shijuar kenaqesine e kultures, njokurive dhe argetimeve ne te gjithe boten.

Kur nje person krijon nje veper letrare, muzikore, shkencore apo artistike, ai/ ajo eshte titullari i asaj vepre dhe eshte i/e lire per te vendosur mbi destinacionin apo fatin e perdorimit te saj. Ai person (i quajtur krijuesi ose autorit ose titullari i te drejave) mund te kontrolloje fatin e vepres. Meqenese, nga ligji dhe konventat, vepra eshte e mbrojtur nga e drejta e autorit qe nga momenti i krijimit dhe nuk ka nevoje per formalitete si kusht i asaj mbrojtjeje.

E drejta e autorit eshte mbrojtja ligjore e shtrire te titullari i te drejtave ne nje veper origjinale qe ai ka krijuar. Ajo perbehet nga 2 grupe kryesore te drejtash: te drejtat ekonomike dhe te drejtat morale.   .

Te drejtat ekonomike jane te drejtate riprodhimit, transmetimit, performances publike, pershtatjes, perkthimit, recitimit ne public, shfqajes publike, shperndarjes e keshtu me radhe.

Te drejtat morale perfshijne te drejtat e autorit per te kundershtuar ndonje shtremberim, gjymtim apo modifikim/ndryshim tjeter qe mund ti behet vepres se tij qe mund te demtoje nderin apo reputacionin e tij.

Ç`kuptoni me autorësi?

Autor i veprës është çdo person fizik ose një grup personash fizikë, me emrin e të cilit/ve vepra është shfaqur për herë të parë në publik, me përjashtim të rastit kur vërtetohet se autorësia i përket një ose disa personave fizikë, të tjerë nga ata që kanë emrat në vepër.

Cilat te drejta parashikon e drejta e autorit?

Krijuesit origjinale të veprave të mbrojtura me të drejtën e autorit, dhe trashëgimtarëve të tyre, kanë të drejta të caktuara themelore.Ata mbajnë të drejtën ekskluzive për përdorim ose të autorizojnë të tjerët për të përdorur vepren mbi kushte dhe marreveshje të rëna dakord. Krijuesi i vepres mund te ndaloje ose te autorizoje:

  • riprodhimin e saj në forma të ndryshme, të tilla si publikimet e shtypura ose regjistrimin e tingujve;
  •  performancen e tij publike, si ne nje drame ose veper muzikore;
  • regjistrimet e tij, per shembull, ne formen e kompakt disqeve,kasetat ose videokaseta; ;
  • transmetimet e saj me ane te radios, kabell ose satelit;
  • perkthimet ne gjuhe te tjera, ose pershtatja e saj, te tilla si nje novele ne skene.

Cilat jane te drejtat e lidhura me te drejten e autorit?

Nje fushe e te drejtave te lidhura me te drejten e autorit eshte zhvilluar me shpejtesi ne keto 50 vitet e fundit. Te drejtat e lidhura jane:

  • artistë interpretues dhe/ose ekzekutues janë aktorët, këngëtarët, muzikantët, valltarët dhe personat e tjerë, që paraqesin, këndojnë, kërcejnë, recitojnë, luajnë, interpretojnë, ekzekutojnë, që drejtojnë një orkestër ose shfaqin apo sjellin në çdo lloj mënyre, një krijim artistik ose letrar, një shfaqje të çdo lloji, përfshirë folklorin, varietenë, cirkun dhe shfaqjet me kukulla.
  • Prodhues i regjistrimeve fonografike është personi, që, drejtpërdrejt nga një shfaqje artistike, realizon regjistrimin e veprës dhe fiksimin e saj në një mbajtës fonografik ose në një mjet të ngjashëm për riprodhimin e tingujve dhe të zërave.
  • Organizat transmetuese nenkupton transmetimin nga nje organizate trasnmetuese te nje emisioni te nje organizate tjeter transmetuese.

Cila eshte mbrojtja e te drejtave te lidhura me te drejten e autorit?

Duke pasur parasysh të drejtat e parashikuara nga e drejta e autorit te aplikuara  për autorët, “të drejtat e lidhura”, gjithashtu te  njohura edhe si “të drejta fqinje” kane te bejne me kategori të tjera të pronarëve të të drejtave, domethënë, artisteve interpretues e ekzekutues, prodhuesve të fonogrameve dhe të organizatave transmetuese.

Te drejtat e lidhura jane te drejta qe i perkasin interpetuesve, prodhuesve te fonogramit, dhe organizatave transmetuese ne lidhje me interpretimet e tyre, fonogramet dhe trasmetimet respektive.

 A jane idete, metodat apo konceptet te mbrojtura nga e drejta e autorit?

E drejta e autorit  shtrihet vetem tek shprehjet dhe jo tek idete, procedurat, metodat e veprimit ose konceptet matematikore si te tilla.

Është një format televiziv i mbrojtur nga e drejta e autorit?

Organizatat transmetuese jane te mbrojtura si mbajtes te te drejtave te lidhura sipas Konventes Nderkombetare per Mbrojtjen e Interpretuesve, Prodhuesve te Fonogrameve dhe Organizatat Transmetuese (Konventa e Romes). Permbajtja e emisionit si e tille, mund te jete e mbrojtur nga e drejta e autorit dhe te drejtave te lidhura me te, varet nga legjislacioni kombetar. Formatet televizive, megjithate nuk jane diskutuar ne WIPO si subjekt i mbrojtjes se vecante nderkombetare.

Është një karakter i mbrojtur nga e drejta e autorit?

Nje karakter mund te jete i mbrojtur sipas te drejtes se autorit nese eshte nje shprehje orgjinale e nje autori. Artikujt tregtare te tilla si lodrat, lojrat interaktive, librat dhe veshjet duke perfshire karakteret gjithashtu mund te jene te mbrojtura nga te drejtat e pronesise intelektuale ne rrethana te caktuara, kryesisht e drejta e autorit dhe tregtimi i markave, se bashku me fushat e tjera te ligjit.

A eshte nje emer, titull, slogan apo logo e mbrojtur nga e drejta e autorit?

Ne rrethanat me te shumta e drejta e autorit nuk i mbron emrat. E drejta e autorit mund ose mund te mos jete ne dispozicion per titujt, sloganet dhe logot, ne varesi te faktit nese ato permbajne autoresi te mjaftueshme.

Çfare nuk mbron e Drejta e Autorit?

Faktet, temat, idete, titujt, emrat, fraza dhe kombinime te tjera te shkurtra.

Çfare duhet te bej une per te mbrojtur te Drejten e Autorit?

Perderisa e drejta e autorit ekziston automatikisht, mbajtesi i te drejtes eshte i mbrojtur sipas ligjit ne fuqi. Regjistrimi ne Zyren e te Drejtes se Autorit eshte fakultativ, pra nuk eshte i detyrueshem dhe sherben per te evidentuar te drejten e autorit mbi nje veper te caktuar si pjese e Regjistrit te te Drejtes se Autorit. Megjithate, eshte akoma nje ide e mire per te regjistruar te drejten e autoritdhe per treguar njoftimin e te drejtes se autorit mbi veprat tuaja.

 Ç`është Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit?

Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit (ZSHDA), është institucion qendror, me statusin e personit juridik publik, në varësi të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me seli në Tiranë.

ZSHDA-ja e ushtron veprimtarinë në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të legjislacionit shqiptar për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të në dispozitat e tjera ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe në konventat e marrëveshjet e tjera ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.

ZSHDA-ja ka si objekt të veprimtarisë mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të autorëve dhe të të drejtave të tjera, të lidhura me të, nga subjektet, persona fizikë/juridikë, privatë a publikë, përdorues të pronësisë letrare, artistike, shkencore.

Çfarë shërbimesh ofron kjo zyrë?

Shqyrton dhe regjistron çdo aplikim për regjistrim të së drejtës së autorit dhe të drejtave, të lidhura me të, për subjektin aplikues, autor apo titullar i të drejtave të autorit mbi një vepër.

Depoziton të gjitha aplikimet, regjistrimet dhe ndryshimet e të drejtave të autorit, të cilat i mban në bazën e të dhënave, që administrohen në Regjistrin e të Drejtave të Autorit, një regjistër ky dokumentar, elektronik.

Çertifikon çdo marrëveshje apo kontratë, të lidhur dhe/apo të ndryshuar, ndërmjet palëve, subjekte të ligjit nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, ku objekt i kontratës janë të drejtat mbi veprën dhe/ose kalimin e të drejtave pasurore mbi veprën, në rast përdorimi, shfrytëzimi, riprodhimi, shpërndarjeje apo përcjelljeje në publik, në përputhje me nenet 45/1, 47 e 51/3. Për zbatimin sa më efektiv të këtij ligji pranë ZSHDA-së, regjistrohen dhe certifikohen të gjitha kontratat për kalimin, në formën ekskluzive, të të drejtave pasurore mbi një vepër, të çfarëdolloji, duke i pajisur me pullën artistike të gjitha kopjet e veprave, të cilat janë rezultat i riprodhimit nga një kopje origjinale.

 Ofron shërbime të specializuara, kundrejt tarifave të miratuara nga Këshilli i Ministrave për çdo subjekt të interesuar, bën ekspertizën dhe jep vlerësimin me shkrim për çdo rast konflikti ndërmjet palëve, që kanë objekt të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Shqyrton kërkesat e të interesuarve për t’u licencuar në fushën e administrimit kolektiv të së drejtës së autorit, bën kontrollin e dokumentacionit të paraqitur, zhvillon hetim të plotë administrativ dhe i paraqet Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dosjen e aplikantit, relacionin dhe mendimin e vet për përmbushjen ose jo të kushteve për t’u pajisur me licencë, në përputhje me nenin 108 të ligjit