Me qëllim rritjen e transparencës në procesin e liçensimit, përfshirjen e sa më shumë subjekteve në zbatim të parimit të konkurrueshmërisë si dhe në favor të mbrojtjes maksimale të interesave të kategorive të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, Ministria e Kulturës inkurajon të gjithë subjektet e interesuar të aplikojnë për liçensim pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA).

Duke marrë shkas nga praktikat dhe vlerësimet e tregut aktual Ministria e Kulturës shpreh vendosmërinë për ti dhënë fund situatës monopoliste të operimit të deritanishëm si dhe mospërfaqësimit të të gjithë grupeve të interesit

Duke marrë parasysh mbarimin e afateve të licencave për administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të  lidhura sipas ligjit 9380 “Për të drejtat e autorit në Republikën e Shqipërisë”,  Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA) njofton të gjithë të interesuarit të bëjnë kërkesen për liçensim për administrimin kolektiv të të drejtave të autorëve dhe të drejtave të lidhura me të.

Të interesuarit mund të paraqiten pranë ZSHDA për të marrë çdo informacion të nevojshëm për kriteret e liçensimit dhe për plotësimin e dokumentacionit në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Afati i fundit për aplikim është data 23 mars 2015.