10959552_1556880807893012_2911772078463402919_n
“PIRATERIA DËMTON ARTIN DHE KULTURËN E NJË KOMBI”
 
 
Më datë 6 shkurt 2015  në ora 9:30 në auditoret e Epoka University u organizua një seminar ndërgjegjësimi me studentët e këtij institucioni arsimore në lidhje më çështjet që i përkasin të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të në Republikën e Shqipërisë. Ky aktivitet vjen në kuadër të sensibilizimit dhe të informimit të të gjithë komunitetit dhe shoqërisë si dhe kategorive të caktuara /grupe interesi, që ZSHDA, ka në fokus parësor të punës së saj. Aktiviteti organizohet me mbështetjen e Universitetit Epoka në Tiranë.
 
Ky aktivitet përvec natyrës së tij informuese dhe sensibilizuese mbi çështjet e të drejtave të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të në Shqipëri, ka si qëllim dhe edukimin e brezit që rritet duke u kultivuar atyre rëndësinë që mbart respektimi dhe mbrojtja e këtyre të drejtave në zhvillimin ekonomik dhe socio-kulturor të vendit. Epoka University është universiteti i rradhës ku fillon cikli i leksioneve të hapura nga specialistët e ZSHDA-së, për të vijuar më tej me të gjithë universitetet publike dhe private në Shqipëri, sipas një grafiku të mirë-përcaktuar.