10505143_1571848563062903_3131973322736949458_o

ZYRA SHQIPTARE PËR TË DREJTËN E AUTORIT

 

 

NJOFTIM PER MEDIAT

 

      11 Mars  2015 ora 10.00

 

Në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

 

             Seminar ndërgjegjësimi me anëtarët e dhomës

 

 

                                      “Të respektojmë të drejtat e autorit në RSH”

 

 

Më datë 11 mars 2015  në ora 10.00 në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë  u organizua një seminar ndërgjegjësimi me anëtarët e kësaj dhome, përdorues të Pronësisë artistike në lidhje më çështjet që i përkasin të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të në Republikën e Shqipërisë. Ky aktivitet vjen në kuadër të sensibilizimit dhe të informimit të të gjithë komunitetit dhe shoqërisë si dhe kategorive të caktuara /grupe interesi, që ZSHDA, ka në fokus parësor të punës së saj. Aktiviteti u organizua me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

 

Ky aktivitet përvec natyrës së tij informuese dhe sensibilizuese mbi çështjet e të drejtave të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të në Shqipëri, ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek kjo kategori duke u kultivuar atyre rëndësinë që mbart respektimi dhe mbrojtja e këtyre të drejtave në zhvillimin ekonomik dhe socio-kulturor të vendit. Dhoma e Tregtise dhe Industrisë Tiranë, është institucioni i parë nga ku kanë filluar këto takime, pasi  më tej do të vijohet dhe në rrethe te tjera në bashkëpunim me Dhomat e Tregtsië dhe Industrisë Lokale.

 

Zbatimi i së drejtës në lidhje me mbrojtjen e pronësise intelektuale, është një element themelor për zhvillimin e konkurrencës së rregullt dhe të drejtë në çdo aspekt të jetës sociale dhe ekonomike të një vendi.

 

Ju faleminderit

 

ZYRA E SHTYPIT

 

ZSHDA