10553921_1586885878225838_2105515216404036886_o

Në kuadër të shërbimeve që ofron Komisioni Europian me anë të Programit të Asistencës Teknike TAIEX/KE, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA) është përfituese por dhe njëkohësisht dhe bashkë-organizatore e një workshopi ndër-Rajonal mbi “Sistemin e menaxhimit kolektiv” i cili do të mbahet nga data 15-17 Prill 2015 në Tiranë me pjesemarrjen e vendeve te Ballkanit Perendimor (Kosovë, Mal i Zi, Serbi, Bosnje Herzegovine, Maqedoni) për të ndarë eksperiencat përkatëse në këtë fushë dhe përmirësimin e sistemit në fjalë sa i takon vendeve të përfshira.
Temat kryesore që do të referohen gjatë këtij seminari do të jenë që nga kuadri ligjor ndërkombëtar në fushën e menaxhimit kolektiv, direktiva e menaxhimit kolektiv të Komisionit Europian, TAG ( transparence, pergjegjesi dhe mire qeverisje ) kerkesa sipas Direktives per Menaxhimin Kolektiv; Te Drejtat e Autorit dhe Interneti – WIPO “Traktati i Internetit” dhe Direktiva 2001/29/EC ne harmonizimin e disa aspekteve te se drejtes se autorit dhe te drejtave te tjera lidhur me te ne shoqerine e informacionit si dhe e ardhmja e te drejtes se autorit dhe menaxhimit kolektiv ne pikepamjen e WIPO dhe studimeve, propozimeve e drafteve te EU.
Të drejtat e autorit, si një detyrim i MSA-së si dhe pjese e prioriteteve te fokusuara ne ambicjen politike te qeverisë Shqiptare, ka bërë hapa përpara dhe progresi ndihet, por kjo nuk mbaron me një progres thjesht politik dhe legjislativ.
Besojmë se ky seminar do të kontribuojë shumë në zhvillimin e të drejtave dhe krijimin e një realiteti të ri, si ky I ndryshimeve që sjell teknologjia, pra Mbrojtja dhe Menaxhimi Kolektiv I të drejtave të autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, në epokën dixhitale!

Nje eksperience e vlefshme per tu ndare me institucionet e vendeve te Ballkanit perendimor ne tre dite aktivitet vetem per menaxhimin kolektiv te te drejtave dhe ceshtje te tjera te caktuara qe lidhen me te.