Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në kuadër të zhvillimit të politikave rinore,  ka shpallur  hapjen e thirjes për aplikim për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike. Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit është një ndër institucionet pranë të cilave mund të kryeni praktikën.

Nëse:

–  jeni 21- 26 vjeç në momentin e aplikimit;

–  keni mbaruar minimalisht studimet e ciklit të parë ‘Bachelor’;

–  profili juaj i studimeve është Drejtësi ose Ekonomik;

Mos hezitoni të aplikoni për të kryer praktikën pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive tuaja profesionale si dhe të shprehive praktike në njohje me sistemin administrativ publik.

Periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë procedurave të rekrutimit në institucionet e administratës publike. Periudha e praktikës së punës është e papaguar.

Gjatë këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime pranë Institucionit  bazuar në një plan pune 3 mujor,  drejtuar nga një mbikqyrës. Pas përfundimit me sukses të programit do të pajiseni me çertifikate pjesëmarrjeje.

Institucionet e administratës shtetërore qendrore, pjesëmarrëse në program, do të punësojnë me kontratë të përkohshme pune 200 praktikantë, të përzgjedhur nga thirrja e parë dhe që kanë kryer praktikën e punës në atë institucion në kuadër të kësaj thirrjeje. Përzgjedhja e praktikantëve kryhet nga secili institucion pjesëmarrës mbi bazën e vlerësimit të performancës, mesatares dhe titullit të studimit që përkon me profilin e pozicionit të punës. Ju mund të jeni një prej tyre.

Për më tëpër informacion rreth programit dhe se si të aplikoni http://praktika.sociale.gov.al/