DSC_0203

 

NJOFTIM PËR SHTYP

ZYRA SHQIPTARE PËR TË DREJTËN E AUTORIT (ZSHDA)

 

U nënshkrua sot me date 25 qershor 2015 Memorandumi i Bashkepunimit midis ZYRËS SHQIPTARE PËR TË DREJTËN E AUTORIT(ZSHDA) dhe  Rektoratit te Universitetit te Tiranës.

Rëndësia e nënshkrimit të ketij dokumenti është se:

 

  1. E drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura me të janë një shtyllë e rëndësishme e të drejtave personale të njeriut si garanci kushtetuese që çdo individ mund të krijojë dhe përdorë frutet e punës së tij krijuese në mënyrë të lirë, por pa cënuar lirinë e individëve të tjerë në këtë aspekt;
  2. E drejta e autorit është e rëndësishme për ngritjen dhe zhvillimin e një veprimtarie të qëndrueshme shkencore, akademike, ekonomike, e cila bazohet apo lidhet me përdorimin, shfrytëzimin, tregtimin dhe tjetërsimin e veprave artistike, kulturore dhe shkencore të mbrojtura nga Ligji për të Drejtën e Autorit dhe të Drejta të tjera të lidhura me të;
  3. Ekziston një nevojë imediate për njohjen dhe mbështetjen ligjore dhe institucionale të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të, si dhe për kufijtë e ushtrimit të kësaj të drejte në drejtim të veprimtarisë kërkimore, shkencore dhe akademike.

Prioritet i ZSHDA është  promovimi dhe përmbushja e objektivave te përgjithshme për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, si dhe të drejtave të studentëve dhe kandidatëve për marrjen e titujve akademikë që krijojnë/ kryejnë punime shkencore, kërkimore, akademike e universitare por gjithashtu dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit publik mbi të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura, përsa i përket kontributit të rëndësishëm të ZSHDA në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtës së autorit në njërën anë, por dhe të respektimit të të drejtave të titullarëve të ligjshëm të cilët cënohen rëndë moralisht, ekonomikisht, administrativisht, etj nga plagjiatura, pirateria dhe përdorimi i paligjshëm i veprave të mbrojtura, nga ana tjetër.

 

Qëllimi i Bashkëpunimit konsiston ne:

1. Informimi dhe sensibilizimi i studentëve dhe i rretheve të tyre shoqërore dhe sociale, duke iu vënë në dispozicion dispozitat ligjore mbi të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të, përfshirë këtu dhe informimin mbi menaxhimin kolektiv nga agjensite e licensuara të menaxhimit kolektiv që operojnë në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të.
2. Promovimi i të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me të nëpërmjet shkëmbimit të informacionit midis dy institucioneve tona në lidhje me agjentët ekonomikë, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e të drejtës së autorit.
3. Identifikimi i masave të mbrojtjes së titullarëve të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura kundrejt piraterisë dhe konkurrencës së paligjshme.

 

Ne fillim te vitit akademik në shtator do të vijojnë leksionet e hapura me studentët dhe me stafin akademik të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës më qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe të informimit, duke patur parasysh dhe ritmet e shpejta të zhvillimit të teknologjisë dhe pasojat që derivojnë prej saj.

 

ZYRA E SHTYPIT

 

 

MEMORANDUMI

Memorandum me ZSHDA dhe Rektoratin e UT