images

Agjensia e administrimit kolektiv të të drejtave të arstistëve interpretues/ekzekutues

AKDIE

 

NJOFTIM PER CDO ARTIST SHQIPTAR!

Njoftohen të gjithë artistët shqiptarë, të muzikës dhe të audiovizualit,  këngëtar, aktor, muzikantë, valltarë, etj, interpretues dhe ekzekutues, se Agjencia e të drejtave të artistëve, AKDIE, agjencia e vetme e licensuar nga Ministria e Kulturës, për të drejtat e artistëve, ka nisur procedurën e regjistrimit të cdo artisti shqiptar/anëtar të saj, pranë IPD që, është regjistri ndërkombëtar i artistëve, pjesë e Organizatës Botërore të Artistëve sic është SCAPR.

Regjistrimi në këtë regjistër ndërkombëtar, njesoj si me cdo artist të shquar të botës, ju jep një mundësi të shkëlqyer, që sa herë interpretimet tuaja të interpretohen jashtë kufijëve të Shqipërisë, ju të jeni të identifikueshëm dhe të mund të përfitoni pagesat përkatëse nga cdo vend i botës, nëpërmjet numrit tuaj ndërkombëtar IPN (International Performer Number).

Agjencia AKDIE, ju fton të regjistroheni pranë saj në rast se dëshironi të përfitoni nga kjo mundësi që ju jepet!

Ju lutem kontaktoni në:   www.akdie.org

a.k.d.i.ealbania@gmail.com