8 qershor 2016

 

Workshop mbi “Respektimin e të drejtës  së autorit për Gjyqtarët, Prokurorët dhe Avokatët por dhe institucionet e tjera zbatuese”

 

 

NJOFTIM PER MEDIAT

 

Në kuadër të bashkëpunimit që Ministria e Kulturës dhe Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit ndër vite kanë me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI), një ndër aktivitetet që do mbështeten gjatë 2016 nga kjo organizatë, është dhe një Workshop mbi “Respektimin e të drejtës  së autorit për Gjyqtarët, Prokurorët dhe Avokatët por dhe institucionet e tjera zbatuese”.

 

Ky aktivitet do të organizohet më datë 8-9 Qershor 2016 në Tiranë, tek Hotel Sky Tower ora 9:00.

 

Gjatë këtij workshop-i do të diskutohen tema te tilla si, Investigimi i krimeve në tregun vendas, Natyra e piraterisë online, Perspektiva Juridike në zbatimin e pronësisë intelektuale, roli i mbajtësve të drejtës në zbatimin e Pronësisë intelektuale, Rritja e ndërgjegjësimit te konsumatori si dhe Marrëveshja e TRIPS-it dhe Direktiva e Zbatimit 2004/48/EC.

 

Gjithashtu do te ndahen eksperiencat më të mira evropiane nga gjyqtarë me eksperiencë, për të cilat duhet të njihen dhe të përvetësohen nga institucionet përkatëse që operojnë në Shqipëri sa i takon zbatimit të këtyre të drejtave, duke konsideruar dhe kompleksitetin e kësaj fushe në tërësi si dhe vështirësinë që ekziston në trajtimin e çështjeve dhe rasteve të tilla gjyqësore.

 

Do të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme nga Institucionet e Drejtësisë, Gjykatat dhe Prokuroria, Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Inspektorati Qendror,  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e përgjithshme e Patentave dhe Markave, përfaqësues te Ministrive të linjës,  etj.

 

Ky aktivitet vjen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional me të gjitha institucionet e përfshira në procesin e zbatimit të drejtave të pronësisë intelektuale në RSH.

 

Ky aktivitet është një mundësi e mirë për të prezantuar Ligjin e ri, Nr. 35/2016 “Për të Drejtën e autorit dhe te drejtat e lidhura me të”  miratuar nga Parlamenti Shqiptar me datë 31 mars 2016 si dhe risitë që sjell ky ligj.

 

Zyra e shtypit / ZSHDA