IMG 9827 IMG 9842 IMG 9832 IMG 9833 IMG 9823 IMG 9831 IMG 9850 IMG 9839 IMG 9853 IMG 9856 IMG 9862 IMG 9864 IMG 9872 IMG 9878 IMG 9869 IMG 9866 IMG 9863 IMG 9881 IMG 9879 IMG 9894 IMG 9891 IMG 9882 IMG 9886

“Konferenca Ndër-Rajonale mbi Menaxhimin Kolektiv”

 

19-20 shtator 2016

                                                        NJOFTIM PER MEDIAT

 

Në kuadër të bashkëpunimit që Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit ka me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI), aktiviteti tjetër i rradhës i parashikuar për t`u zhvilluar brenda vitit 2016, është një Konferencë Ndër-rajonale mbi Menaxhimin Kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të. Ky aktivitet do të organizohet më datë 19-20 Shtator 2016 në Tiranë.

 

Gjatë kësaj Konference u  diskutuan tema mbi Menaxhimin Kolektiv, sistemin e zgjeruar të menaxhimit kolektiv, sfidat, mundësitë, perspektivat rajonale dhe kombëtare të këtij sistemi, traktatet ndërkombëtare, si dhe perspektivat mbi rëndësinë e transparencës, përgjegjësinë si dhe qeverisjen e mirë në menaxhimin kolektiv.

 

Të ftuar për të marrë pjesë do të jenë vende të rajonit (Bullgari, Slloveni, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Greqi etj) të cilët do të ndajnë eksperiencën e tyre në fushën e menaxhimit  kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të.

 

Kishte pjesëmarrje nga Institucionet e Drejtësisë, Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Inspektorati Qendror,  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e përgjithshme e Patentave dhe Markave, përfaqësues te Ministrive të linjës si dhe përfaqësues nga Agjencitë e menaxhimit kolektiv që operojnë në Shqipëri.

 

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe të referojnë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si IFRRO ( Federata Ndërkombëtare e Organizatave të të Drejtave të Riprodhimit) si dhe  IFPI ( Federata Ndërkombëtare e Industrisë së Fonogrameve.

 

TAG është një projekt që ka filluar në vitin 2013 për të promovuar transparencën, përgjegjësinë si dhe qeverisjen e mirë të organizatave të menaxhimit kolektiv (CMOs).

 

TAG është një udhëzues për CMO, qeveritë dhe organet rregullator dhe këshillon se si transparenca, përgjegjësia dhe qeverisja mund të përmirësohen. WIPO ka përgatitur dhe një Përmbledhje të praktikave më të mira të TAG. 

Zyra e shtypit / ZSHDA