Workshop Ndër- Rajonal mbi të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura në Epokën Dixhitale .

 

 

                                                Hotel Tirana Internacional ora 9.30                      

NJOFTIM PER MEDIAT

 

 

Në kuadër të shërbimeve që ofron Komisioni Europian me anë të Programit të Asistencës Teknike TAIEX/KE, Ministria e Kulturës dhe  Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA) ishte përfituese por dhe njëkohësisht dhe bashkë-organizatore e një workshopi ndër-Rajonal mbi “E drejta e Autorit ne Epokën Dixhitale” i cili u  mbajt nga data 5-7 Dhjetor 2016 në Tiranë me pjesemarrjen e vendeve te Ballkanit Perendimor (Kosovë, Mal i Zi, Serbi, Bosnje Herzegovine, Maqedoni) për të ndarë eksperiencat përkatëse në këtë fushë sa i takon vendeve të përfshira.

Mbrojtja e pronësisë intelektuale është një çështje globalisht e rëndësishme për ekonomitë që operojnë në ekonominë e tregut. Qëllimi i këtij workshopi është të rrisë ndërgjegjësimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për të ndarë eksperiencat e tyre përkatëse sa i takon menaxhimit të drejtave të autorit ne mjedisin dixhital.

Kishte pjesëmarrje të konsiderueshme nga Institucionet e Drejtësisë, Gjykatat dhe Prokuroria, Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, AKEP, AKSHI, Autoriteti i Mediave Audiovizive, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e përgjithshme e Patentave dhe Markave, operatore TV, platforma dixhitale, prodhues, autorë, krijues si dhe agjencitë e administrimit kolektiv që operojnë në Shqipëri.

Lektori i ftuar për të prezantuar në këtë event ishte një nga personalitet më të shquar në fushën e të drejtës së autorit dhe specifikisht ate të menaxhimit kolektiv Z. Mihaly Fiscor  me një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e të të drejtave të pronësisë intelektuale si dhe hartues i kuadrit ligjor në disa nga vendet e rajonit, si dhe ekspertë të Zyrës Daneze të Pronësisë Intelektuale.

Ky aktivitet përveç natyrës së tij informuese për rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes që kanë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, ka si qëllim të tij përcaktimin e qartë të detyrave, rolet dhe sfidat e sotme te institucioneve të ndryshme shtetërore  në mbrojtjen dhe zbatimin e te drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me të.

Temat kryesore që do u referuan gjatë këtij seminari ishin që nga kuadri ligjor ndërkombëtar ne fushën e të të drejtës së autorit dhe ndikimi i teknologjisë dixhitale, Direktivat e BE në fushën e të drejtës së autorit, Menaxhimi kolektiv nga modelet tradicionale deri te licencimi online, ushtrimi dhe menaxhimi kolektiv i te drejtës së autorit ne epokën dixhitale, përgjegjësia e siguruesve të ofrimit të internetit, etj.

Të drejtat e autorit, si një detyrim i MSA-së si dhe pjesë e prioriteteve te fokusuara ne ambicjen politike te qeverisë Shqiptare, ka bërë hapa përpara dhe progresi ndihet, por kjo nuk mbaron me një progres thjesht politik dhe legjislativ.

Ne shpresojme dhe jemi te bindur se me ritme te shpejta, politikat e zhvillimit të Shtetit ligjor dhe të së drejtës, në drejtim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale, duke marrë në konsideratë konsulencën dhe mbështetjen e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, dhe të Komisionit Evropian do të jenë më frytëdhënëse e  më të prekshme, edhe pas këtij aktiviteti.

Mbrojtja e të drejtës së autorit, në Shqipëri është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë dhe e organizuar në një ligj bashkëkohor tërësisht në përputhje me Direktivat e BE-së!

Ndryshimi i mentalitetit dhe dëshira për të zbatuar një ligj, lidhen ngushtësisht me njëra tjetrën, institucione, të cilat, zbatojnë me përkushtim ligjin dhe përpara tij, jemi të gjithë të barabartë, por edhe të garantuar, subjekte të ligjit, të cilët, investojnë vlera monetare, për të bërë të mundur përcjelljen dhe për të sjellë një produkt intelektual bashkëkohor, janë vlerat më të padiskutuara, harmonizimi i të cilave do të sjellë një fitore të sigurtë të mbrojtjes së të drejtave moral-ekonomike të autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, kundër çdo lloj shkeljeje apo cënimi të tyre!

Besojmë se ky aktivitet do të kontribuojë shumë në zhvillimin e të drejtave dhe krijimin e një realiteti të ri, si ky i ndryshimeve që sjell teknologjia, pra Mbrojtja dhe Menaxhimi Kolektiv i të drejtave të autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të,  në epokën  dixhitale!

Zyra e shtypit / ZSHDA