Agjencitë e licencuara nga Ministri i Kulturës, në Republikën e Shqipërisë janë:

 

Në datë 21.04.2015, me Urdhër të Ministrit të Kulturës,botuar në Fletoren Zyrtare në datë 29.04.2015 , është liçencuar Agjencia e Administrimit Kolektiv “ALBAUTOR” (Rr. “Gjin Bue Shpata” , 3/4, përballë  Ujëvares, Tiranë)

Në datë 21.04.2015, me Urdhër të Ministrit të Kulturës, botuar në Fletoren Zyrtare në datë 29.04.2015, është liçencuar Agjencia e Administrimit Kolektiv “AKDIE” për të mbrojtur të drejtat e artistëve interpretë dhe/ose ekzekutues të veprave. (Blv. “Bajram Curri” , Pall Agimi, Shk 14, Hyrja 259, Tiranë)

Në datë 13.05.2015, me Urdhër Nr. 192 të Ministrit të Kulturës,  , botuar në Fletoren Zyrtare në datë 25.05.2015, është liçencuar Agjencia e Administrimit Kolektiv “FMAA” – Agjenci e Administrimit Kolektiv të të drejtave të Autorit  në fushën e audio-vizualit dhe produktit kinematografik shqiptar. (Rruga “Sami Frashëri”, Pall Agimi, Shk 19, Ap 338, Tiranë)

Në datë 13.05.2015.04, me Urdhër Nr. 193 të Ministrit të Kulturës, , botuar në Fletoren Zyrtare në datë 25.05.2015 është liçencuar Agjencia “AMP” – Agjenci e administrimit kolektiv të Mbrojtjes të Producentëve.( Rruga “Andon Zako Çajupi”, Kati I, Tiranë)

Ç’janë Agjencitë e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Lidhura me të.

 

Ashtu siç përkufizohet edhe nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (OBPI), në faqen e saj elektronike, administrimi kolektiv është “ushtrim i të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, nga organizatat që veprojnë në interes dhe në emër të titullarëve të së drejtës”Pra agjencitë janë përfaqësuese të titullarëve të së drejtës për administrimin e të drejtave të titullarëve kundrejt përdoruesve.Ndaj dhe të drejtat e një agjencie janë ato që burojnë nga tagri i përfaqësimit që titullarët i japin asaj, bazuar në Konventat/Traktatet ndërkombëtare si dhe legjislacionin kombëtar të fushës.

Tarifat provizore/të përkohshme të agjencive të administrimit kolektiv bazuar në nenin 142 të Ligjit 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”

Draft Tarifa Provizore AKDIE 2017

 

Draft Tarifat Provizore FMAA 2017

 

Draftt Tarifat Provizore 2017 ALBAUTOR-AMP